Rexhepi: Pacolli tregoj përkushtim për Kosovën

Gjilan – Agim Rexhepi kryetar i degës së AKR-së në Gjilan thotë se pavarësisht rezultatit AKR krenohet me punën e mirë që ka bërë Behgjet Pacolli në qeveri së bashku me ministrat e tjerë. Është humbje e madhe për Kosovën dhe Anamoravën nëse Pacolli nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme thotë Rexhepi.
Dega e AKR-së në Gjilan ende shpreson se AKR do të kalojë pragun dhe do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, por pavarësisht rezultatit ata thonë se do të organizohen edhe më mirë dhe më shumë raporton rajonipress.
Por pavarësisht këtij rezultati AKR në Anamoravë nuk do të dorëzohet, përkundrazi drejtuesit e saj thonë se AKR do të fuqizohet edhe më shumë.
Agim Rexhepi kryetar i degës ë AKR-së në Gjilan tha për rajonipress se ende janë në pritje të rezultateve finale.”Nuk jemi të kënaqur me rezultatin dhe nga ky fakt neve na duhet një analizë më e thellë pse nuk u përkrah programi i zhvillimit ekonomik. Sigurisht që organet drejtuese të AKR-së do ta vlerësojnë këtë fakt, por unë jam i bindur se presidenti Behgjet Pacolli në mandatin qeverisës që kaloi ishte më i përkushtuari për interesat e Kosovës. Mendoj se programi i AKR-është është domosdoshmëri për të ardhmen” tha Rexhepi./rajonipress/