ARKATANA

Rexhepi në Brommapojkarna

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dardan Rexhepi i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Malmos. Sulmuesi kosovar i është bashkuar ekipit suedez IF Brommapojkarna.

22 vjeçari kishte kontratë me Malmon edhe një vit dhe ishte në kërkim të një klubi ku do të luante në një periudhë afatgjate.

Për të, interesim kishte shprehur edhe Falkenberg, por në fund më e shkathtë u tregua Brommapojkarna.

FIDANISHTJA

“Jam në një fazë të karrierës sime që kam nevojë për të luajtur në vazhdimësi. Më pëlqen loja e BP dhe besoj se i përshtatet lojës sime”, shpjegon Rexhepi, i cili kishte përfunduar në bankinë në Malmo, pas rikthimit të Guillermo Molins.

Rexhepi ishte transferuar në Malmo në janar të vitit 2009 nga Lunds BK. Ai ka zhvilluar 43 ndeshje dhe ka realizuar 38 gola me ekipin U-19, para se trajneri Roland Nilsson ta merrte atë në ekipin e parë, në fillim të sezonit 2010/11.

Dardani kishte debutuar kundër Syrianskas në Kupën e Suedisë më 18 maj 2010, derisa me Malmon është shpallur dy here kampion i Suedisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.