Rexhepi ndahet me Brommapojkarna

Dardan Rexhepi nuk është më pjesë e Brommapojkarnanit. Reprezentuesi i Kosovës ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.
Dardan Rexhepi që nga sot është futbollistë i lirë. Reprezentuesi i Kosovës është ndarë me skuadrën suedeze Brommapojkarna vetëm pas një sezoni të kaluar. 22 vjeçari ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.
“Po, ne kemi rënë dakord për të përfunduar bashkëpunimin para kohe. Unë nuk kam komente në këtë moment, unë e kuptoj që ju doni të dini se ku do të shkoj, por unë nuk mund të them asgjë në këtë fazë”, ka deklaruar kosovari për fotbollskanalen.se.
Rexhepi ishte transferuar te Brommapojkarna vitin e kaluar nga Malmo. Ai me këtë skuadër ka zhvilluar 27 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 5 gola.