UBT

Rexhepi: Mos i djegni hamulloret, ju presin ndëshkimet

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tani, në sezonen verore jemi tu u ballafaquar me zjarret fushore të cilat po shkaktohen pas korreshirjeve në djegien e hamulloreve, çka ju bëjmë apel qytetarëve që të kenë kujdes që të mos i djegin hamulloret, sepse me djegien e tyre rrezikohet edhe prona dhe pasuria e të tjerëve, në të kundërtën jemi detyruar që të marrim masa ligjore tha për rajonipress Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim.

Rexhepi thotë se aktiviteti i Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim, bazohet në Ligjet ekzistuese të cilat parashohin detyrat dhe obligimet e kësaj Drejtorie siç janë: Ligji për Zjarrfikje dhe Shpëtim, Ligji për Mbrojtje nga Zjarri, Ligji për fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësi tjera si dhe Detyrat dhe obligimet që dalin nga Statuti i Komunës së Gjilanit.

Rexhepi tha se i tërë aktiviteti është zhvilluar në bazë të këtyre Ligjeve me ç’rast të gjithë sektorët e DMSH-së janë fokusuar në ndërmarrjen e masave preventive me qëllim të parandalimit, zvogëlimit të pasojave eventuale në jetën e njerëzve, pronës dhe të mirave tjera materiale.

Një gjë e tillë në masë të konsiderueshme është arritur nëpërmes inspektimit, kontrollimit të objekteve, bizneseve si dhe institucioneve shtetërore, me ç’rast janë kërkuar planet mbi mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera dhe aty ku është gjetur mangësi është përpiluar procesi ku ju është dhënë afati kohor me qëllim të eliminimi të dobësive të gjetura tha Rexhepi.

Sipas Rexhepit në këtë periudhë të ngritjes së temperaturave kujdes të posaçëm i shtohet mobilizimit, ngritjes së aftësisë vepruese të SHZSH-së.

Tanimë është bërë aftësimi i automjeteve dhe pajisjeve të tjera( pompave të shpinës, pompave për thithjen e ujit etj ).

Gjatë kësaj periudhe i gjithë personeli i SHZSH-së, me një angazhim dhe përkushtim të veçantë, kanë dhënë kontribut, në mirëmbajtjen e automjeteve, pajisjeve, objektit, si dhe kanë intervenuar në shuarjen e zjarreve, intervenimeve teknike, aksidenteve apo gjatë vërshimeve, të paraqitura.

Lloji dhe natyra e intervenimeve të SHZSH-së në periodën Janar – Qershor 2014 është fokusuar kryesisht në intervenimet nga zjarri, intervenime teknike, shërbimet, lajm i rrejshëm, vërshime, eksplodimet – gatishmëri, ushtrime të përbashkëta Publike.

Uji Dea

“Vetëm intervenime në shuarjen e zjarrit kanë qenë 123 raste, ku sipas evidencës që posedojmë, numri më i madh i këtyre rasteve, ka qenë kryesisht në zjarre në ambient të hapur (zjarre fushore, malore dhe tjera)” tha Rexhepi.

Rastet në objekte, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarret, nuk ka pasur lëndime apo viktima në njerëz.

SHZSH-ja gjatë intervenimeve emergjente për periudhën Janar –Qershor, kohën mesatare të arritjes në vendin e ngjarjes e ka patur 04.32 minuta, kohë e cila është e pranueshme për territorin e Komunës meqë mbulojmë edhe Komunën e Parteshit, me gjithsej 515 km katrorë.

Rëndësi të posaçme në punën e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shërbimit si dhe inspektorëve të preventives në aftësimin profesional ju është dhënë kujdes i posaçëm në qendër të trajnimeve të organizuara nga AME.

SHZSH-Gjilan posedon 4 kamionë për intervenim të cilat mirëmbajtjen bëhet nga vet punëtorët e këtij shërbimi, për shkak të mungesës të mjeteve financiare, edhe pse janë mjaftë të amortizuar ata në këtë kohë janë të aftë për intervenim në çdo moment.

SHZSH deri tani ka intervenuar në çdo thirrje të qytetarëve me një efikasitet të madh dhe ka kontribuar në mbrojtjen e pasurisë publike, private tha Rexhepi.

Në intervenimet tona problemë të posaçëm paraqet komunikacioni i dendur, parkingjet e automjeteve vend e pa vend, rrugicat e ngushta.

Tani, në sezonen verore jemi tu u ballafaquar me zjarret fushore të cilat po shkaktohen pas korreshirjeve në djegien e hamulloreve, çka ju bëjmë apel qytetarëve që të kenë kujdes që të mos i djegin hamulloret, sepse me djegien e tyre rrezikohet edhe prona dhe pasuria e të tjerëve, në të kundërtën jemi detyruar që të marrim masa ligjore tha Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.