Uji Dea

Rexhepi: Lëvizja Republikane ka program profesional për ta avancuar ekonominë gjilanase

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Burhan Rexhepi është profesor në shkollën ekonomike në Gjilan, bartës i listës dhe kandidat për këshilltar komunal për Asamble të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Republikane. Rexhepi tha se kjo lëvizje ka program serioz për të trajtuar profesionalisht fushën e ekonomisë gjilanase.

Burhan Rexhepi është i lumtur që nën ombrellën e Lëvizjes Republikane pret të garojë për kandidatë për këshilltar komunal.

Rexhepi i cili edhe është bartës i listës tha se Lëvizja Republikane vëmendje të posaçme i ka kushtuar angazhimit të kuadrove të reja dhe njerëzve profesionist.”Unë krenohem që së bashku me ekipin tonë do të garojmë krah për krah me njerëz të ditur e autoritativ. Jam i sigurt se koncepti i Selver Xhelilit do të përkrahet nga qytetarët sepse kemi plane ambicioze për ta zhvilluar Gjilanin” mendon Rexhepi.

Mobi Casa

Rexhepi thotë se si ekonomist i ri është i zhgënjyer që Gjilani si një komunë me një industri të zhvilluar kryesisht deri në vitin 2000, kurse tani me fillimin e privatizimit sot nga ndërmarrjet shoqërore kemi vetëm një kompani që punon , e ajo është Fabrika e Radiatorëve.“Është e dhimbshme kur sheh kompanitë e tjera të privatizuara që kanë pasur një numër të madh të punëtorëve e të hapësirës kryesisht këta punëtor sot janë të pa punë dhe destimini i këtyre fabrikave kryesisht në qendra tregtare dhe në ndërtime të larta e ka zbehur ekonominë gjilanase”.

Rexhepi thotë se aktualisht kemi një ramje drastike prej 150 % të investimeve kapitale./rajonipress/