RCCOLA

Rexhepi: Krasniqi aleat i Opozitës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në objektet e Qeverisë, pas përplasjes në Kuvend me Jakup Krasniqin.

Rexhepi ka thënë se reagimet e Kryeparlamentarit vijnë pas aleancave politike të Krasniqit me disa parti politike, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit se po keqpërdor institucionin më të lartë shtetëror, transmeton Express.

“Kryetari i Kuvendit ma ka mohuar të drejtën për të reaguar ndaj kritikave që mi ka dhënë, duke keqpërdor foltoren e Kuevendit dhe duke akuzuar për diçka që nuk ka qenë fare e vërtetë”, ka thënë Rexhepi.

Uji Dea

“Është veprim i turpshëm i tij në Kuvend”, ka shtuar ai.

Ministri Rexhepi i është përgjigjur edhe thirrjes së Krasniqit për të dhënë dorëheqje.
“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje”, ka thënë ai.

Ish-Kryeministri Rexhepi ka folur edhe për luftën dhe meritat që po merren në emër të saj.Rexhepi ka thënë se në luftë ka qenë prej vitit 1996, ndërsa Jakup Krasniqi prej vitit 1999.

“Në kohen kur ai ka shkruar komunikata nga bunkerët, unë kam qenë i ekspozuar në front ndaj rreziqeve të minahedhësve dhe gulinovave”, ka shtuar ai.