FIDANISHTJA

Rexhepi: Iluzionet e Ivica Dacicit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës i janë kundërpërgjigjur mandatarit për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Ivica Dacic, i cili kishte deklaruar se do të angazhohet për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

Këtë deklaratë Dacic e kishte bërë një ditë pas kremtes së Vidovdanit ose Betejës Mesjetare të Kosovës, ku u shënuan disa incidente ndërmjet serbëve të ardhur nga Serbia, dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, tha se deklaratat e tilla nuk janë asgjë tjetër, pos, siç i quajti ai, fontanë dëshirash. “Ajo çka është deklaruar është fontanë dëshirash edhe iluzion i Dacicit – këtë mund ta them shkurt”, deklaroi Rexhepi.

Dacic, para se të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re në Serbi, ka ushtruar postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndryshe, njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve të sigurisë, thanë se Dacic me deklarata të tilla, në vazhdimësi i ka provokuar institucionet e Kosovës.

Fundamenti

Eksperti për çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerësoi se deklarata e fundit e Dacicit karshi Kosovës, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për institucionet e vendit.

“Këtë duhet kuptuar si një kërcënim direkt. Kjo mendoj që është një deklaratë se Dacic si një mandatar për formimin e qeverisë se re në Serbi, të ushqejë atë nacionalizimin dhe optimizmin serb. Kjo, po ashtu, bëhet në mënyrë që të paralajmërojë një opinion të ri për një qeveri ultra-radikale çfarë është aktualisht në Serbi, që do të mbrojë Kosovën me çdo kusht”, vlerësoi Ibishi.

Megjithatë, Ibishi, tha se, si institucionet e Kosovës, ashtu edhe ato ndërkombëtare që janë në vend, duhet të kenë kujdes, pasi që, sipas tij, ende funksionojnë struktura ilegale serbe në veri të Kosovës.

“Edhe ne, edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jemi të kujdesshëm, që realisht ai mund të ndërmarrë disa veprime jo ndoshta me ndërhyrje direkte me forcat speciale, mirëpo të vazhdojë me incidente në kufij, e normalisht edhe me strukturat paralele”.

“Këto mesazhe janë më tepër që t’i ushqejë nacionalistët serbë në këtë moment. Këtë sistem të tij të paralajmërimit mund ta realizojë nëse vazhdon mbajtja e strukturave paralele, qoftë të MUP-it, qoftë edhe të strukturave të tjera”, theksoi Ibishi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.