Rexhepi: Fatmirësisht s`ka zjarre, brengos djegia e hamulloreve

Gjilan – Halit Rexhepi drejtor në drejtorin për mbrojtje e shpëtim tha për rajonipress se në regjionin e Gjilanit fatmirësisht ditëve të fundit nuk ka zjarre e as djegie të maleve. Megjithatë Rexhepi thotë se brengosëse mbetet djegia e hamulloreve nga ana e qytetarëve të pandërgjegjshëm.
Halit Rexhepi thotë se fatmirësisht në Gjilan në këtë periudhë nuk kemi zjarre as fushore e as malore. “Jemi duke vëzhguar maksimalisht pikat e nxehta dhe po bëjmë çdo ditë apel tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të djegin hamulloret. Zjarre s`kemi dhe kjo është një fat i madh, por djegia e hamulloreve vërtet është shqetësuese për ne” tha Rexhepi.
Megjithatë Rexhepi tha se në sezonën verore jemi duke u ballafaquar me zjarret fushore të cilat po shkaktohen pas korrje shirjeve në djegien e hamulloreve, çka ju bëjmë apel qytetarëve që të kenë kujdes që të mos i djegin hamulloret, sepse me djegien e tyre rrezikohet edhe prona dhe pasuria e të tjerëve.”Të gjithë ata që bëjnë djegien e hamulloreve jemi të detyruar që ndaj tyre të marrim masa ligjore” tha Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim./rajonipress/