ARKATANA

Rexhepi: Barrikadën, nëse nuk e heq presioni ndërkombëtar, do ta heqim ne

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se reagimi i Policisë së Kosovës, në raport me protestat e sotme në Mitrovicë ka qenë i shkëlqyeshëm.“Siç edhe ka vlerësuar KFOR, Policia e Kosovës e ka kryer detyrën e vetë në mënyrë të shkëlqyeshme”, ka thënë Rexhepi.

Duke u ndërlidhur me faktin se përfaqësues të serbëve të Veriut në Mitrovicë kanë vendosur përsëri barrikada në urën e lumit Ibër, Rexhepi ka thënë se Qeveria e Kosovës është dhe ka qenë e angazhuar në zgjidhjen e situatës nëpërmjet dialogut.

Mobi Casa

“Realisht në vazhdimësi jemi në koordinim edhe me Brukselin e Washingtonin. Presim që ata të vazhdojnë të bëjnë presion në Beogradin që barrikada të hiqet. Nëse kjo nuk ndodhë, në ditët e ardhshme do ta heqim ne”, ka thënë Rexhepi për Klan Kosova. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.