UBT

Rexhepi: Barrikadën mund ta heq Beogradi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nuk ka pasur informata se do të hiqej barrikada. Ai është i sigurtë se barrikada do të hiet shumë shpejt por pranon se kjo varet nga Qeveria e Serbisë dhe faktori ndërkombëtar.

“Unë isha në Bruksel me Vlora Çitakun për çështje të liberalizimit të vizave dhe nuk kisha informacione të plota. E kam ditur që diçka po zihet rreth barrikadës, por nuk e kam ditur se çka po ndodhë. Pra barrikadën e kanë hequr ata që e kanë vendosur”, tha Rexhepi, duke e cilësuar si hap të ngutshëm heqjen e barrikadës.

Ai tha se kryetarët e komunave nuk po i dinë kompetencat e tyre.

Duke folur për veprimet e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, që me rivendosjen e barrikadës pengoi lëvizjen e lirë, ai tha se Rakic ka tejkaluar kompetencat dhe me këtë çështje duhet të mirret Ministria e Pushtetit Lokal dhe KFOR-i.

Rexhepi thotë se me çështjen e veriut dëshirojnë të bëjnë hapa të kujdesshëm, duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar, që t’i bëhet presion edhe kryeministrit serb Aleksandar Vucic.

“Ne mund ta heqim për 24 orë barrikadën, por atëherë dëmi do të ishte më i madh… Barrikada duhet të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkombëtarët kanë mekanizëm që ta bindin Vucicin që ta heqin sa më parë atë barrikadë”, thotë ai.

Rexhepi pranon se barrikada nuk mund të hiqet pa reflektimin e Qeverisë së Serbisë.

Ai thotë se është në proces integrimi i pjesëtarëve të “Civilina Zastitas” në institucionet e Kosovës. “Pritet që së shpejti të bëhet integrimi praktik i pjesëtarëve të këtij formacioni në institucionet tona”, tha Rexhepi. /Telegrafi/

——————————————————–

Uji Dea

Rexhepi: Kemi pasur informata se xhandarmeria serbe ishte në veri

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka vazhduar t’i cilësojë të papërgjegjshme deklaratat e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, një ditë para mbajtjes së protestës kundër rivendosjes së barrikadës.

Rexhepi thotë se në protestat e organizuara, ku vijnë presona nga jashtë, atëherë aty nuk mund të ketë protestë paqësore.

“Në protestën e së dielës më së paku ka pasur protestues nga Mitrovica… Aty kishte persona që kanë dashur të plaçkitin…”, tha Rexhepi në emisionin Rubikon të KTV-së.

Thotë se ndihma më e madhe Mitrovicës i bëhet në forma të tjera, por jo me protesta.

“Kemi pritur që të eskalojë protesta, por jo në atë masë. Mendoj se situata është menaxhuar mirë. Jam i kënaqur me sjelljen e policisë”, tha Rexhepi.

Ai tha se demonstrata e tillë e ka dëmtuar procesin e heqjes së barrikadës.

Rexhepi tha se kanë pasur informata që xhandarmëria serbe ishte në veri. “Ne kemi informata që ata herë pas herë hyjnë në veri , por me këtë çështje duhet të merret dikush tjetër”, tha ai./Telegrafi/