HW

Rexhepi akuzon UNMIK-un se kishte ndërprerë politikisht hetimet për masakrën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Oliver Ivanoviqit që po zhvillohet në Mitrovicën Veriore.

Rexhepi iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të rastit, që kishin të bënin me rolin e Ivanoviqit në periudhën ndërmjet viteve 1999 dhe 2000 dhe funksionimin e strukturës së njohur “Rojat të Urës”.

Për ndërprerjen e hetimeve, që xhandarmëria franceze kishte nisur për masakrën e 14 prillit të vitit 1999, Rexhepi ka akuzuar UNMIK-un, që sipas tij, e kishte bërë një gjë të tillë me një vendim politik, për interes të stabilitetit politik.

United Hospital

Ish-kryeministri dhe ministri i brendshëm Rexhepi, ka thënë se iniciator të incidenteve, rrahjeve e ndoshta edhe vrasjeve kanë qenë “Rojat e Urës”, të cilat ishin krijuar me ndihmën e Ivanoviqit, derisa sipas aktakuzës së ngritur, ai thuhet të ketë vepruar si udhëheqës i këtij grupi famëkeq.

Ivanoviq së bashku me katër persona të tjerë, akuzohen për krime kundër popullatës civile në vitet 1999-2000. Në procesin kundër Ivanoviqit dhe të tjerëve, pritet të dëshmojë edhe avokati Mahmut Halimi, që në atë kohë ishte gjykatës hetues i masakrës së 14 prillit në Lagjen e Kovaqëve, ku ishin vrarë 24 burra shqiptarë.

© KOHA

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.