Hidromorava

Rexhep Selimi: Loja e Thaçit e Mustafës me FSK’në rrezikon pavarësinë dhe sigurinë e Shtetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa, formimin e ushtrisë e kanë kthyer në top ping pongu.
Selimi në reagim ndaj deklaratës së kryeministri Isa Mustafsa të dhënë të shtunën, se Ushtria e Kosovës nuk do të bëhet pa koordinim me Amerikën, ka thënë se ajo çfarë po bëjnë Thaçi e Mustafa është një lojë e rrezikshme që nuk duhet bërë.

“Thaçi e Mustafa herë njëri, herë tjetër çështjen e FSK-së apo themelimit të forcave të armatosura, apo çështjen e rritjes së kapaciteteve të FSK-së e kanë kthyer në një top ping pongu, ku herë njëri herë tjetri e gjuajnë këtë top”, ka thënë Selimi për lajmi.net.

Deputeti dhe anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Rexhep Selimi ka thënë se presidenti dhe kryeministri përveç lojës me ushtrinë, po bëjnë lojë edhe me partnerët strategjik të Kosovës.

“Në rastin konkret të çështjes së plotësim-ndryshimit të ligjit për FSK-në, ata nuk po bëjnë lojë vetëm më sigurinë e Kosovës, por në anën tjetër po bëjë me diçka që është shumë jetike për Kosovën, siç është partneriteti me aleatët strategjik”.

Hidromorava

“Kjo lojë me FSK-në dhe loja me aleatët strategjik është lojë me sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme që nuk duhet të vazhdojë më”, është shprehur Selimi.

Ai ka thënë se Vetëvendosje për çështje parimore ka mbështetur rritjen e kapaciteteve të FSK-së ose edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Nisma e presidentit Thaçi që Kosova të formojë ushtrinë përmes ndryshimit të projektligjit për FSK-në e jo me anë të ndryshimeve kushtetuese ku kërkohet edhe vota e deputetëve serb nuk ka gjetur përkrahjen e SHBA-ve, NATO-së dhe BE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.