Fundamenti

Rexhep Selimi: Dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për RTV Dukagjinin, ai ka thënë se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë.

“Serbia e ka garantues Hashim Thaçin, i cili po thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm për të dyja palët, por unë them se dialogu nuk është i dhimbshëm për të dyja palët, por do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, duke u futur në dialog, Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i interesave të Serbisë në Kosovë, përcjell Telegrafi.

GRANDEMALL

“Hashim Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i dialogut. Dialogu është interes i Serbisë, dhe rrjedhimisht i bie që Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i interesave të Serbisë në Kosovë”, është shprehur Rexhep Selimi.

Nga takimi i së dielës mes Thaçit dhe Vuçiqit, Selimi thotë se pret vetëm rezultate negative për Kosovën.

“Presim që Serbia të hedhë edhe një hap më tutje, dhe t’i korrë rezultatet e bisedimeve me anë të marrëveshjeve që presin në radhë për tu bërë”, ka shtuar më tej deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.