UBT

Rexhep Selimi: Albin Kurti do të kontribuojë njejtë në Vetëvendosje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se Kryetari i ri i kësaj Lëvizje, Visar Ymeri, ka qenë personi i denjë për këtë post.

“Zgjedhja e Visar Ymerit është një manifestim ndryshe prej subjekteve tjera, është shembull dhe po ashtu leksion i mirë që ta ndjekin edhe subjektet e tjera politike. Nga zgjedhja e tij pres që ta implementojë organizimin e Vetëvendosjes”, ka thënë Selimi në një bisedë për Indeksonline.

Selimi, thotë se Ymeri, do ta ketë mbështetjen e mirë, sikurse që e ka pasur edhe kryetari i mëhershëm, Albin Kurti.

Eco Higjiena

“Visar Ymeri, do ta ketë mbëeshtjetjen e mirë, ekipe të mira, Grupin Parlamentar, Kryesinë, Këshillin e Lëvizjes, e kështu me radhë. Ai do ta ketë mbështetjen e fortë”, theksoi Selimi.

I pyetur nëse Ymeri, ka qenë personi i duhur për të zenë karrigen e Kurtit, Selimi ka thënë:
“Se sa ka qenë i duhur e ka vërtetuar vota e drejtëpërdrejtë. Ne e kemi zbatuar parimin një anëtarë- një votë. E këtë përqindje e ka dhënë më së miri përqindja e fitores, për shkak se aktivistat e kanë votuar mbi 90%, ndonëse s’ka pasur kundërkandidat, por kanë pasur tre zgjidhje. Ai ka pasur përkrahjen më të madhe të mundshme”, vlerësoi Selimi.

Sipas Selimit, sa i përket postit të kreut të VV-së, nuk duhet të jetë i pazëvendësueshëm.
“As Albini dhe as Visari, nuk duhet të jetë të pazëvendësueshëm, një emër nuk duhet të jetë çdo herë në krye të partisë. Albin Kurti, do të kontribuojë edhe tash njejtë, sa edhe ka kontribuar kur ka qenë kryetar”, ka shtuar Selimi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.