UBT

Rexhep Sejdiu zgjidhet kryetar i shoqatës së transportuesve të udhëtarëve në Anamoravë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Sejdiu është zgjedhur kryetar i shoqatës së transportuesve të udhëtarëve në Anamoravë. Sejdiu tha se do të kujdeset që transportuesit të gëzojnë të drejtat e tyre.

Anamorava është bërë me shoqatën e transportuesve të udhëtarëve me të vetmin qëllim që të jen më të organizuar për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Kjo shoqatë e themeluar më 29/09/2008 në gjiun e saj ka 19 kompani që merren me transport urban ndërsa prezent ishin 12 kompani.

Eco Higjiena

Anëtarët e pranishëm kanë zgjedhur kryesinë e saj derisa kryetar është zgjedhur Rexhep Sejdiu, anëtar Mustafë Dubova, Naser Kastrati dhe Amir Basha..

Rexhep Sejdiu tha se shoqata do të merret ekskluzivisht me telashet që kanë transportuesit e udhëtarëve me autobus në relacionet Gjilan – Prishtinë – Ferizaj etj.

“Kemi telashe me taksitë ilegal dhe me çmimet e derivateve dhe do të kujdesemi që ta mbrojmë punën tonë në teren” tha Sejdiu./rajonipress/