Eko Higjiena

Rexhep Qosjes, çmimi letrar “Drita e Minatorit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mitrovicë – Akademik Rexhep Qosjës, iu nda çmimi i edicionit të dytë të manifesitmit ndërkombëtar “Drita e Minatorit”, që u mbajt të shtunën në Mitrovicë. U tha se emri i Qosjes nderon këtë manifestim letrar që organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Mitrovicës me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Komunale për Kulturë.

Vendimin për ndarjen e këtij çmimi e lexoi, Shyqri Galica, nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK). Ai tha se figura e Qosjes është komplekse, meqë në vetë përfshin shkrimtarin, kritikun, historianin e letërsisë, politikologun dhe njeriun që gjithë jetën ia kushtoi zgjidhjes së çështjes shqiptare.

Ndërsa, kryetari i LSHK-së, Adem Demaçi, i cili ka ndarë çmimin për akademik Qosjen, kërkoi me tepër mbështetje nga insitucionet për shkrimtarët dhe organizatat e tyre. Ai tha ata meritojnë më shumë, siç meriton edhe Mitrovica të ketë një manifestim dinjitoz.

FIDANISHTJA

Ndërsa akademik Qosja, pasi ka marrë çmimin letrar, tha se në moshën e tij gjërat pranohen me qetësi. Megjithatë, pranoi se çmimi “Drita e Minatorit”, përbën përjashtim në këtë rast. “Ky çmim më sjell gëzim, meqë mban emrin e minatorëve, të cilët e ndriquan Kosovën dhe u bënë pjesë e historisë më të ndritur të saj”.

Poashtu ai tha se ndjehet i nderuar meqë këtë çmim e merr nga dora e një njeriu të veçantë, nga dora e një veprimtari të shquar të çështjes kombëtare, siç është Adem Demaqi.

Të pranishmit i ka përshendetur edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati si dhe zëvendësministri i Kulturës, Hajdin Abazi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.