Hidromorava

Rexhep Kadriu, zëri i besimit qytetar dhe fytyra e përgjegjësisë së re në LDK

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rexhep Kadriu vjen në këtë garë si zë i qytetarëve të zakonshëm, si përfaqësues i halleve reale dhe nevojave konkrete të Gjilanit dhe Anamoravës. Ai mishëron frymën rugoviane të LDK-së, dialog, mençuri politike dhe përkushtim ndaj interesit publik. Mbështetja që gëzon sot nuk është rastësi, por rezultat i një raporti të ndershëm me qytetarin dhe një angazhimi të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit.

Sot, me krenari dhe besim të plotë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë, një listë që mishëron përvojën, dijen dhe vizionin për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Në krye të saj, kryeministri i ardhshëm Lumir Abdixhiku, dhe përkrah tij 109 kandidatë, profesionistë e ekspertë nga fusha të ndryshme, të bashkuar rreth një ideali të përbashkët: ringritjen e shtetit dhe rikthimin e shpresës.

Në këtë listë të shpresës dhe besueshmërisë spikat Rexhep Kadriu, kandidat për deputet nga LDK, një emër i njohur, i kërkuar nga publiku dhe i respektuar thellë nga qytetarët e Gjilanit. Kadriu përfaqëson modelin e politikanit të afërt me njerëzit, të matur në fjalë dhe të vendosur në veprim, një personalitet që ndër vite ka ndërtuar besim jo me premtime boshe, por me qëndrueshmëri, korrektësi dhe integritet.

Rexhep Kadriu vjen në këtë garë si zë i qytetarëve të zakonshëm, si përfaqësues i halleve reale dhe nevojave konkrete të Gjilanit dhe Anamoravës. Ai mishëron frymën rugoviane të LDK-së, dialog, mençuri politike dhe përkushtim ndaj interesit publik. Mbështetja që gëzon sot nuk është rastësi, por rezultat i një raporti të ndershëm me qytetarin dhe një angazhimi të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit.

Fundamenti

Kjo është lista e dijes, e shpresës dhe e zhvillimit, dhe Rexhep Kadriu është një nga shtyllat e saj më të forta. Me numrin 52, ai hyn në këtë garë jo vetëm si kandidat, por si garanci për përfaqësim dinjitoz dhe zë të fuqishëm të Gjilanit në Kuvendin e Kosovës./rajonipress/

#LDK123

#RexhepKadriu52

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.