Eko Higjiena

Rexhep Kadriu viziton të lënduarit në spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga mjekët në spitalin regjional të Gjilanit, u informuam për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ndërsa zëvendësministri Berisha u shpreh i gatshëm t’iu dal në ndihmë në të gjitha format të lënduarve të këtij aksidenti që mori jetën një biznesmeni të njohur dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Mobi Casa

Bashkë me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha, këshilltarin për shëndetësi në zyrën e kryeministrit, Luan Jaha, dhe drejtorin e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Selami Xhemajli, vizituam të lënduarit e aksidentit tragjik të ditës së sotme në Gjilan.

Nga mjekët në spitalin regjional të Gjilanit, u informuam për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ndërsa zëvendësministri Berisha u shpreh i gatshëm t’iu dal në ndihmë në të gjitha format të lënduarve të këtij aksidenti që mori jetën një biznesmeni të njohur dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.
Edhe njëherë, ngushëllime familjes Çoçaj, dhe shërim të shpejtë për të lënduarit!