Mobi Casa

Rexhep Kadriu, viziton Burincën kufitare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka vazhduar aktivitetet e tij të drejtpërdrejta me qytetarë, duke iu përkushtuar edhe atyre që kanë të bëjnë me bujqësinë.

Kadriu të shtunën qëndroi në fshatin Burincë, ku vizitoi fermën e dhive në këtë fshat. I pritur nga pronari i kësaj ferme, zotëri Hysen Hajdari, ai u falënderua për interesin e treguar dhe mbështetjen e ofruar.

Pronari Hysen Hajdari, tha se disa herë ka drejtuar kërkesat e tij në kuvendin komunal, duke kërkuar mbështetje, mirëpo asnjëherë nuk e ka gjetur një mbështetje të merituar, përpos një ndihme krejtësisht simbolike, e cila asnjëherë nuk ka mjaftuar në zhvillimin e biznesit të tij.

Ai u shpreh mirënjohës për vizitën e kryetarit Kadriu duke shtuar se vizita të tilla premtuese, janë shumë domethënëse për funksionimin e secilit biznes.

Uji Dea

Gjatë kësaj vizite, Kadriu i AAK-së premtoi mbështetjen e tij dhe ofroi ndihmë në gjithçka që kjo fermë ka nevojë.

Burinca, fshat ky i cili gjendet në zonën kufitare, ka marrë shumë premtime gjatë fushatave zgjedhore, në deklaratat se si zonë kufitare, do të ndihmohet shumë më shumë se sa zonat e tjera, mirëpo një premtim i tillë, asnjëherë nuk është kthyer në vepër.

Ndërsa kryetari Kadriu, gjatë vizitës së tij në këtë fshat, premtoi ndihmë dhe mbështetje dhe tha se kontributet e tij në ndihmë të qytetarit të Gjilanit do të vazhdojnë, ndërsa ky kontribut po i njëjtë do të jetë edhe për bizneset lokale./rajonipress/