UBT

Rexhep Kadriu uron për festën e Kurban Bajramit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të nderuar qytetarë të besimit islam, i nderuar kryetar i BIK në Gjilan. Me rastin e ditës së Kurban Bajramit, ditës simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, ju uroj nga zemra për sa më shumë mirësi e begati, mirëkuptim e tolerancë mes vete duke tejkaluar kështu bindjet fetare e politike me synimin e vetëm; arritjen bashkërisht tek të mirat e përgjithshme kolektive thuhet në urimin e Rexhep Kadriut.

Mobi Casa

Këtë vit njerëzimi po ballafaqohet me një sfidë që ka nxjerrë shumë pengesa edhe shëndetësore, ekonomike, arsimore, por edhe në realizimin e ritualeve fetare në kuadër të festave. Andaj, në këtë ditë të madhe, lusim Krijuesin që t’na mëshirojë të gjithëve duke e larguar të keqën nga ne dhe nga gjithë njerëzimi. Po ashtu, lutemi të kemi barazi sociale në shoqërinë tonë duke pasuruar të varfërit e duke i vetëdijësuar për ndihmë ndaj tyre të pasurit.
Urime!
RK