Fundamenti

Rexhep Kadriu sërish tregon anën humane, pagën e tij të parë e jep për shoqatën “PEMA”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rexhep Kadriu zëvendësministër i Infrastrukturës dhe kryetar i degës së AAK-së në Gjilan ka treguar sërish anën humane të tij duke dhënë pagën e tij të parë në vlerë të 1100 eurove për shoqatën e kujdesit ditor “PEMA”.

Pagën e parë në vlerë të 1100 eurove Rexhep Kadriu nuk e ka quar në shtëpi, por kësaj here sikurse herëve tjera ka vendosur që atë tua dedikojë shoqatës kujdesi ditor “PEMA” në Gjilan, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Kadriu tha se në Gala mbrëmjen e mbajtur për aktivitete humanitare në Gjilan nuk ka hezituar që pagën e tij ta ofroj për shoqatën “PEMA”. “Kjo është një ndihmesë simbolike për atë shoqatë e cila merret me aktivitete të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe kanë nevojë të madhe për të përkrahur e ndihmuar në shumë sfera” tha Kadriu.

Ndryshe, Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA” e cila ofron shërbime psikosociale dhe rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kategoritë tjera të cenuara të fëmijëve në komunën e Gjilanit përbëhet nga një staf profesionistësh të cilët kanë përgatitjen e duhur akademike si dhe përvojë të konsiderueshme në punën me fëmijë./rajonipress/