Rexhep Kadriu merr pozitën e zv. ministrit në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe ambientit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Rexhep Kadriu njëri nga zyrtarët qeveritarë që më së shumti e ka përkrahur dhe avancuar me projekte Anamoravën është caktuar zv. ministër në ministrin e zhvillimit ekonomik dhe ambientit.

Sipas burimeve tona këtë pozitë Rexhep Kadriu e ka marrë nga mbështetja parimore që Ramush Haradinaj i ka dhënë kuadrove të Anamoravës.

Mobi Casa

Rexhep Kadriu me punën e tij sa ishte në Ministrinë e Infrastrukturës ka arritur të realizojë dhe shtyjë shumë projekte të dobishme.

Edhe tani Kadriu ka thënë se pret mbështetje të projekteve të Mirushës, impiantit të ujërave të zeza e shumë projekte tjera për Gjilanin./rajonipress/