Fundamenti

Rexhep Kadriu merr lëvdata publike nga qytetarët, Gjilanin e ka kthyer në qytet model

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Investimet në infrastrukturën rrugore në hyrje të Gjilanit dhe në disa projekte të mëdha si dhe angazhimi maksimal që Gjilani të jetë në top prioritet të investimeve nga ana e Qeverisë ka ndikuar që Rexhep Kadriu të merr lavdërata e mirënjohje jo vetëm nga bashkëpartiakët e tij, por edhe nga shumë qytetar gjilanas. Definitivisht Gjilani po merr pamje tjetër falë punës dhe angazhimit të zv/ministrit Rexhep Kadriut thonë Sabedin Sinani e Nusret Ramadani.

Për dallim prej zyrtarëve të tjerë të mëparshëm qeveritar, por edhe të tanishëm që kanë bërë fare pak për Gjilanin dhe Anamoravën, Rexhep Kadriu zv. ministër ka ndjekur një rrugë krejt tjetër duke e kthyer Gjilanin dhe Anamoravën në agjendën e investimeve qeveritare.

Për këtë kontribut dhe angazhim të tij, Kadriu ka marrë lavdërata e mirënjohje publike jo vetëm nga bashkëpartiakët e tij të shumtë, por edhe nga qytetar nga të gjitha shtresat.

Eco Higjiena

Nusret Ramadani madje ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar Rexhep Kadriun për investimin e rrugës në hyrje të Gjilanit që përfundoi këtë të hëne. “Një falënderim të veçantë ja dedikoj Rexhep Kadriut, kryetarit i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme për Anamoravën e veçmas për Gjilanin, ku edhe mua si person më ka ndihmuar në momentet ma në nevojë e bashkëpunimi s`ka munguar asnjëherë. Andaj publikisht shprehem se puna juaj e palodhshme ka dhanë efektin që si Kryetar e zv. Ministër nga zorra qorre që ishte Gjilani keni kthyer në qytet model në zhvillim e sipër, ju lumtë e kurrë s`do mungoj as përkrahja qytetare ndaj jush, suksese i nderuar” ka shkruar Nusret Ramadani!

Kurse, Sabedin Sinani ka thënë në rrjetet sociale se definitivisht Gjilani po merr pamje tjetër falë punës dhe angazhimit të zv/ministrit Rexhep Kadriut dhe qeverise Haradinaj, që po e mban premtimin e dhënë para qytetarëve! Ne e mbajmë fjalën ! Ne guxojmë me krijue dhe veprue ka shkruar Sinani./rajonipress/