GRANDEMALL

Rexhep Kadriu: Lumir, Anamorava të bani ministër, mos e nguc

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nuk qëndron ajo që ka deklaruar ministri Abdixhiku, sepse projekti me kodin 15090, e ka buxhetin e vet të planifikuar në KAB 2020-2022, dhe se është çështje formale aprovimi nga ana e qeverisë së re. Nëse ministri Abdixhiku dhe kryeministri Kurti mendojnë që ta ndalin këtë projekt për ta destinua dikah tjetër, e kanë shumë gabim sepse nuk do të lejohet kjo ka thënë Rexhep Kadriu.

Reagimi i plotë i Rexhep Kadriut

Mbi 30 mijë vota nga Gjilani për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe si shpërblim për këtë mbështetje po duan me e ndalë autostradën “Agim Ramadani”, segmenti Bresalc – Dheu i Bardhë.

Eco Higjiena

Sot, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, njeriu që vjen nga Lugina e Preshevës, deklaron se do ti ndal procedurat e tenderimit të këtij projekti i cili u nis pas 20 vjetëve dhe që lidhë shqiptarët mes vete, gjegjësisht Kosovën me Luginën.

Nuk qëndron ajo që ka deklaruar ministri Abdixhiku, sepse projekti me kodin 15090, e ka buxhetin e vet të planifikuar në KAB 2020-2022, dhe se është çështje formale aprovimi nga ana e qeverisë së re. Nëse ministri Abdixhiku dhe kryeministri Kurti mendojnë që ta ndalin këtë projekt për ta destinua dikah tjetër, e kanë shumë gabim sepse nuk do të lejohet kjo.

Mbetem shumë i vendosur që bashkë me qytetarët e Gjilanit ti mbrojmë të gjitha projektet e filluara dhe ato të planifikuara nga qeveria Haradinaj, e cila për herë të parë ktheu vëmendjen e pushtetit qendror kah Anamorava. Pres mbështetjen edhe te kreut të Komunës, Lutfi Haziri, në mënyrë që këto projekte të aprovohen në buxhetin e 2020-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.