UBT

Rexhep Kadriu jep një lajm të madh, Qeveria mbështet “Flakën e Janarit” me 54850 euro

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Rexhep Kadriu zëvendësministër dhe kryetar i AAK-së dega në Gjilan ka thënë se në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj merr vendim për mbështetje financiare festivalin kulturor multidimensional “Flaka e Janarit”, me vlerën prej 54850 euro e cila fillon më 11 Janar e që përfundon me datën 31 të këtij muaji.

Për herë të parë kryeministri i Republikës mbështetë këtë festival që nderon martirët, heronjët e dëshmorët e kombit përmes vlerave artistike, aktivitete këto që Gjilanin e shndërrojnë në qendër kulturore mbarëshqiptare.

Fidanishtja

Përherë krenar me veprën e figurave që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e kombit shqiptar ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/