Fundamenti

Rexhep Kadriu: Isha dhe do të jem ushtar i qytetarëve gjilanas

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot, qytetarët e Gjilanit me rrethinë masovikisht ishin në sheshin “Agim Ramadani” për ti dëgjuar nga afër të arriturat e qeverisë Haradinaj në mandatin dy vjeçar. Vendimet e mëdha të qeverisë Haradinaj duke u nisur nga Ushtria, Statusi i Trepçës, Ligji i Pagave, Ligji për kryeqytetin e Kosovës, dhe mbi 730 vendime nga qeveria brenda një afati kohor prej 18 muajsh, janë vendime të cilat prekin drejtpërsëdrejti jetën e qytetarëve ka thwnw Rexhep Kadriu.

Të gjithë ata skeptikë të cilët menduan se taksa nuk do të ketë efektet e veta, e sidomos në aspektin ekonomik, e ftoj Albin Kurtin që ta vizitojë Fabrikën për prodhimin e vajit “Floil” në Gjilan, e cila për ta hequr nga raftet e marketeve vajin ”Diamant” nga Serbia, ish dashtë të shpenzojë miliona euro, ndërsa vendimi i kryeministrit Haradinaj, e hoqi për tri ditë, dhe sot Fabrika punon në tri ndërrime. Kryeministri Haradinaj parandaloj edhe marrëveshjen e dëmshme për Kosovën e sponzorizuar edhe nga vendorët. Pas gati dy vjet qeverisje, më në fund Anamorava e në veçanti Gjilani, u trajtua ashtu siç e meriton.

Punuam bashkë me kryeministrin Haradinaj, që Autostrada “Agim Ramadani” të fillojë qysh në ditët e para të mandatit edhe pse të tjerët thanë se nuk do të bëhet. Trajtuam impiantin e ujërave të zeza, hyrje-daljet e Gjilanit, rrugët lokale, unazën e Jashtme të qytetit, të gjitha këto dhe shumë projekte të tjera kapin vlerën prej 170 milionë eurove.

Mobi Casa

Në qeverisjen e Hashim Thaçit, Gjilani përfitojë 13.7 milionë euro. Në qeverisjen e Isës, Gjilani përfitojë 8.5 milionë euro, ndërsa në qeverisjen e Haradinajt, Gjilani përfitojë 170 milionë euro, duke e përfshirë këtu edhe autostradën “Agim Ramadani”. Dihet në Kosovë kush ka pasur ushtarë, në Gjilan për 20 vite janë thirrur në Ushtarët e Presidentit Rugova, në Ushtarët e Hashim Thaçit, e unë jam ushtar i qytetarëve të Gjilanit.

Gjilani ka vendosur që kësaj here t’na mundësojë ta vazhdojmë punën, dhe të dalim fitues si koalicion AAK-PSD, në zgjedhjet e 6 tetorit.