RCCOLA

Rexhep Kadriu: Gjilani ka një vlerësim real të punës së qeverisë Haradinaj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjilani ka një vlerësim real të punës së qeverisë Haradinaj. Mbrojtja e sovranitetit të shtetit, krijimi i Ushtrisë, Trepça, ligji i pagave, taksa përmes së cilës Kosova krijon barabarësi në raport me Serbinë, investimet infrastrukturore në Anamoravë, në veçanti në Gjilan, janë ndër shumë temat që janë mbyllur në qeverinë Haradinaj. Gjithçka e qartë, populli do shtet 100% ka thënë Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Mobi Casa

Sonte, bashkë me nënkryetarin e AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica dhe shef i shtabit zgjedhor, takuam banorët e lagjes “Arbëria”, me të cilët kishim një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha temat lokale dhe ato të nivelit nacional.

Gjilani ka një vlerësim real të punës së qeverisë Haradinaj. Mbrojtja e sovranitetit të shtetit, krijimi i Ushtrisë, Trepça, ligji i pagave, taksa përmes së cilës Kosova krijon barabarësi në raport me Serbinë, investimet infrastrukturore në Anamoravë, në veçanti në Gjilan, janë ndër shumë temat që janë mbyllur në qeverinë Haradinaj.
Gjithçka e qartë, populli do shtet 100%!/rajonipress/