GRANDEMALL

Rexhep Kadriu e përjeton rëndë ndarjen nga jeta të gazetarit dhe biznesmenit nga Turqia Sadullah Sipahioglu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sapo mora lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta pas një sëmundje të shkurtër dhe i prekur nga COVID-19, në moshën 62 vjeçare të dajës tim, Sadullah Sipahioğlu në Turqi. I lindur në Dobërçan, djali i Hafez Jasharit, një personalitet i shquar nga komuna jonë. Gazetar i mirë, një biznesmen i suksesshmëm, atdhetar i devotshëm, njeri që njihte mirë diplomacinë̈ dhe që tërë jetën e tij ia kushtoi marrëdhënieve shqiptaro-turke ka shkruar Rexhep Kadriu.

Ishte kryetar i Shoqatës “RUMELI”, dhe koordinator i Këshillit të Biznesit turko-kosovar dhe i vendeve të Evropës Juglindore.

FIDANISHTJA

Nga paslufta në Kosovë, ishte urë lidhëse mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Turqisë. Të tilla vdekje krijojnë̈ boshllëqe të mëdha përveç në familje e rrethe shoqërore, edhe në angazhimet institucionale që kanë për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Daja Sadullah ka ditë ta bëjë më së miri këtë punë, sepse kishte virtyte të larta njerëzore, profesionale dhe humane, i afërt me të gjithë dhe konkret. Ngushëllime familjes Sipahioğlu në Turqi, familjes në Kosovë dhe gjithë atyre që e njohën ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.