Hidromorava

Rexhep Kadriu e mban fjalën, financohen projektet kapitale në Anamoravë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rexhep Kadriu është i vetmi zyrtar dhe politikan nga Anamorava që është kujdesur dhe vazhdon të kujdeset për projektet e shumta që do të fillojnë të realizohen në Anamoravë. Janë dhjetarë projekte kapitale që janë nënshkruar të ënjtën nga Ministria e Infrastrukturës, në mesin e tyre edhe rruga shumë e rëndësishme Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë dhe është futur në sistem edhe ndërtimi i urës.

Rexhep Kadriu e ka një maksimë interesante:”Pak fjalë e shumë pune, kjo i duhet qytetarëve sot” dhe kështu edhe ka ndodhur. Që nga shkuarja e tij në Ministrinë e Infrastrukturës është i vetmi qeveritar nga Anamorava që ka lënë gjurmë dhe është kujdesur për qytetarin dhe mundësin që investimet të sillen konformë taksave që paguajnë gjilanasit.

Të ënjtën siç ka njoftuar për rajonipress Rexhep Kadriu bashkë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, dhe kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e një numri të madh projektesh që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën rrugore.

Eco Higjiena

Rrugët të cilat do të ndërtohen dhe asfaltohet nëpër qytet sipas këtij memorandumi janë : – Zgjerimi i hyrje – daljeve në qytet, Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Kllokot, me një kosto prej 8 milionë euro – Vazhdimi i zgjerimit të rrugës nga rrethrrotullimi tek fabrika e baterive deri në kyçje në autostradë, me një kosto prej 2 milionë e 500 mijë euro – Rruga “Skifter Arifi” – Rruga “7 Shtatori” – Ndërtimi dhe asfaltimi i “Rruga e Kumanovës” me kyçje në rrugën e Zhegrës – Rruga “Enver Miftari” tek Morava e Binqës – Asfaltimi i rrugës nga Zabeli për në Uglar.

Rrugë të cilat do të ndërtohen dhe asfaltohen nëpër fshatra të komunës së Gjilanit: – Asfaltimi i rrugës së Përlepnicës, Penda dhe rrugët anësore – Asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërrnicë – Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Dobërçan – Pogragjë – Stublinë – Asfaltimi i rrugës në Malishevën e Epërme – Ndërtimi i Urës në rrugën Dobërçan – Pogragjë.

“Jam i lumtur që qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht kryeministri Haradinaj, dhe Ministri i MIT, Pal Lekaj, kanë vëmendje të posaçme për Anamoravën në përgjithësi dhe Gjilanin në veçanti. Të vendosur për ta ndryshua Kosovën në tërësi, dhe taksat e qytetarëve të përkthehen në investime për të mirën e përgjithshme. Urime Gjilan! I juaji, Rexhep Kadriu” ka shkruar Kadriu./rajonipress/