Rexhep Kadriu e jep pagën e tij për personat e prekur me autizëm

Gjilan – Nënkryetari Kadriu ka thënë se mbështetja komunale në krye me kryetarin Haziri për personat me nevoja të veçanta do të jetë permanente, për t’ua bërë jetën sa më të mirë. Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka dhënë pagën e tij për ndihmë personave të prekur me autizëm.
Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, nënkryetari i Gjilanit Rexhep Kadriu i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Labinotë Demi – Murtezi, ka vizituar sot organizatën e kujdesit ditor “Pema”në Gjilan, e cila ofron mbështetje për personat me nevoja të veçanta.
Kadriu u njoftua nga përfaqësuesit e organizatës “Pema” me nevojat dhe sfidat e personave me nevoja të veçanta, e posaçërisht për ata të prekur me autizëm.
Nënkryetari Kadriu ka thënë se mbështetja komunale në krye me kryetarin Haziri për personat me nevoja të veçanta do të jetë permanente, për t’ua bërë jetën sa më të mirë.
Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka dhënë pagën e tij për ndihmë personave të prekur me autizëm.
Përfaqësuesit e organizatës “Pema” Kosova kanë falënderuar nënkryetarin Kadriu për vizitën dhe për përkrahjen që morën nga Komuna e Gjilanit për t’ua bërë jetën sa më të lehtë personave me nevoja të veçanta./rajonipress/