UBT

Rexhep Ismajli i dha shtytje vendimtare albanologjisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili është duke u zhvilluar në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, u mbajt një tryezë kushtuar akademik Rexhep Ismajlit. Të pranishëm ishin akademikë, profesorë, studentë e mysafirë të seminarit.

Në tribunë ishin dy akademikët Idriz Ajeti dhe Besim Bokshi. Fjalën e Ajetit e lexoi Eqrem Basha. Ish-profesori kishte fjalë të mira për ish-nxënësin e tij. Ai tha se si nxënës edhe si student shquhej për zellin në punë dhe para profesorëve të tij.

Uji Dea

“Prandaj menjëherë pas diplomimit u mor asistent në degën e Albanologjisë në Fakultetin e Filologjisë. Shpejt mori bursë për të specializuar në Universitetin e Parisit te profesori i njohur francez Andre Martine në gjuhësinë funksionale. Njeh të gjithë albanologët evropianë dhe me shumë sish mban lidhje miqësie dhe korrespodencë të rregullt. Disa vjet para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ka mbajtur mësim për tre vjet rresht për Gjuhë dhe Kulturë Shqiptare, në Universitetin e Lubjanës.(Tribuna).