UBT

Rexhep Gyndyz vizitoi Kamenicën

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Shoqatës Kulturore të shqiptarëve në Turqi “Kosova dhe Shkupi” Rexhep Gyndyz, vizitoi sot Kamenicën. Në një takim të përzemërt e vëllazëror ai u prit nga nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi dhe zyrtarët e tjerë të lartë komunal.

Nënkryetari Matoshi e ka falënderuar në emër të gjithë banorëve të Kamenicës kryetarin Rexhep Gyndyz për angazhimin e tij në avancimin e bashkëpunimit të shqiptarëve në Turqi dhe Kamenicë si dhe në rritjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Kamenicës me Bursën e Turqisë. “Ju keni dhënë një kontribut të çmueshëm si në bashkëpunimin tonë poashtu edhe me mbështetjen që i keni dhënë Komunës së Kamenicës gjatë tërë viteve të pasluftës dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës. Kamenica është komuna Juaj dhe ju nuk keni ngelur prapa qytetarëve tanë me kontributin Tuaj për këtë komunë” tha nënkryetari Matoshi.

Rexhep Gyndyz u interesua për aktivitetet e përditshme në komunë, në theks të veçantë për finalizimin e projektit për vënien në funksion të një ndërmarrje të rrobaqepësisë, pasi kohë më parë me angazhimin direkt të tij pesë vajza nga Kamenica u trajnuan në fushën e rrobaqepësisë në një fabrikë të njohur në Bursa. “Ne do të jemi të lumtur kur t`i shohim këto vajza që të kenë filluar punën dhe për këtë ofrojmë sërish mbështetjen e shoqatës sonë” tha Gyndyz.

Mobi Casa

Nënkryetari Matoshi e ka njoftuar mysafirin se komuna ka ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim. “Ka qenë përkushtimi i kryetarit Sinani që këtyre vajzave tu sigurohen makinat për qepje, dhe këtë kemi synuar ta bëjmë përmes grupit joformal të grave, përveç makinave këto rrobaqepëse të reja do të kenë nga komuna edhe një hapësirë për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Lidhur me këtë kemi pasur edhe një takim me përfaqësues të një projekti të qeverisë zvicerane, nga të cilët kemi marrë premtimin për mbështetjen e kësaj iniciative edhe nga ana e tyre” tha nënkryetari Matoshi.

Gyndyz ka shprehur gatishmërinë e shoqatës që të pres në Bursa për vizitë një grup familjarësh të dëshmorëve të Kamenicës të cilët ende nuk kanë pasur rastin ta vizitojnë Turqinë. “Kjo është vetëm një shenjë respekti, sepse çfarëdo që të bëjmë ne për familjet e dëshmorëve tanë është e vogël” tha Rexhep Gyndyz. Për këtë ftesë ai u falënderua nga nënkryetari Matoshi i cili e njoftoi atë se komuna do të propozojë që ndonjë rrugë në Kamenicë të emërtohet me emrat e shqiptarëve të shpërngulur nga Kamenica në Turqi.

Gyndyz gjatë kësaj vizite takoi edhe grupin e vajzave të cilat qëndruan në Turqi për t`u aftësuar për rrobaqepëse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.