Uji Dea

Rexhep Gunduz voton pas 68 vitesh, në vendlindjen e tij në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot jam në Kosovë, në Gjılan dhe votova pas 68vjete ku jam lind, përhajr ju koftë Gjılanıt e krejt Kosovës ka shkruar Rexhep Gunduz.

Rexhep Gunduz nga shoqata Kosova – Shkup – Bursa është ndier i lumtur që ka pasur mundësi të votojë në vendlindjen e tij në Gjilan, pas 68 vitesh. “Jam i lumtur që sot realizova ëndrrën time që të votojë aty ku edhe kam lindur” u shpreh Gunduz për rajonipress.

Uji Dea

Ai thotë se këtë veprim e ka ndërmarrë për ta lidhur edhe më shumë me Kosovën e Gjilanin në të ardhmen. “Unë vijë shpesh në Gjilan e Kosovë, dhe njoh shumë miq e familjarë dhe vendosa që të jem edhe votues i rregullt” tha Gunduz./rajonipress/