Uji Dea

Rexhep Gunduz një lobues dhe përkrahës i madh i shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rexhep- Gunduz me prejardhje nga Gjilani dhe kryetar i shoqatës “Kosova –Shkup” thotë për rajonipress se vizita e tij e fundit nëpër disa qytete të Kosovës ka për qëllim të ndihmojë në ngritjen e ekonomive të këtyre komunave Gjilan, Kamenicë Viti, Vushtrri e Prizren. Gunduz gjatë tërë jetës së tij ka punuar vullnetarisht për shqiptarët e Kosovës dhe është një lobues i madh i Kosovës.

Rexhep Gunduz kishte vetëm tri vite kur kishte lëshuar fshatin Livoq të Gjilanit për të vendosur në Bursa të Turqisë në vitin 1956. Ndonëse kohë e largët Gunduz asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e as Kosovën.

I kujtohet mirë viti 1981 kur u bashkëngjit në protestat dhe për herë të parë shqiptojë fjalët “Kosova Republikë”. Më burgosën policia dhe më dëbuan në Maqedoni e prej aty në Turqi” rrëfen për rajonipress Gunduz.

Gunduz ka kryer shumë punë e misione kur është në pyetje Kosova. Jo vetëm gjatë kohës së Pavarësisë së Kosovës, por Rexhep Gunduz është angazhuar tërë kohën që Kosova të pranohet sa më mirë në Turqi dhe tani është krenar që ka arritur që shumë qytete të Kosovës të binjakëzohen dhe të kenë kontakte qoftë tregtare, kulturore e sportive.

Eco Higjiena

Edhe tani kur ndodhet në Gjilan e Kosovë Gunduz ka sjellur ndihma për gratë që dëshirojnë të bëhen rrobaqepëse profesioniste.”Do ta sjellim tërë materialin falas nga Turqia dhe maqinat për kepje. Tashmë në Vushtrri i kemi dërguar 17 maqina të kepjes” shprehet Gunduz.

Për Gjilanin, Kamenicën e Vitinë thotë se po bëhen komuna të avancuara sepse kanë përvetësuar shumë edhe nga komunat simotra nga Turqia.

Gunduz ndërkaq pret të binjakëzojë edhe Universitetin e Gjilanit me një qytet të Turqisë. “Besojë që ndihma jonë dhe e shoqatës “Kosova Shkup” do të jetë e orientuar në shumë drejtime. Jam i kënaqur me zhvillimet që po bëhen në fushën e ekonomisë edhe pse Kosovës i duhet kohë që të krijoje stabilitet” tha Gunduz./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.