FITORJA

Rexhep Aliu paditë mediat serbe për shpifje, thotë se nuk është terrorist

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rexhep Aliu i njohur me nofkën e luftës si komandant “Karadaku”, ka paditur mediat serbe për shpifje meqë portalet e Serbisë kanë dezinformuar se Rexhep Aliut i janë gjetur armë në fshatin Depcë dhe se i njëjti ka tentuar që me këto armë të sulmojë bazën ushtarake në Peqenje. Më lini rehat se nuk jam terrorist, unë jetojë në Gjilan dhe jam krenar që kam marrë pjesë në luftën e UÇPMB-së, e cila solli paqe në Luginë shprehet Aliu.

Rexhep Aliu pjesëtar i dy luftërave të UÇK-së dhe UÇPMB-së nuk po ndihet rehat meqë sipas tij janë mediat serbe që vazhdimisht shpifin dhe dezinformojnë kundër tij.

Rasti më i freskët që mediat serbe e kanë ndërlidhur si terrorist dhe njeri të rrezikshëm ka ndodhur më 31 dhjetor 2018 ku ishte dezinformuar se në fshatin e tij të lindjes në Depcë janë gjetur armë të cilat i përkasin “terroristit” Rexhep Aliu.

FITORJA

Gjithnjë sipas mediave serbe Rexhep Aliu me këto armë kishte planifikuar të sulmojë bazën ushtarake në Peqenje. “Mediat serbe po dezinformojnë se gjoja unë kam dërguar armatim në Depcë, aty është gjetur armatim 6 armë, mediat kanë postuar fotot dhe emrin tim gjoja se unë kam dashur ta sulmojë bazën ushtarake në Peqenje, por kjo nuk është e vërtetë dhe për këtë arsye kam angazhuar avokat i cili i ka paditur për shpifje disa portale që kanë dezinformuar rreth emrit tim” shprehet Aliu.

E vërteta sipas Aliut është se ai asnjëherë nuk është përzier e as që ka marrë pjesë në punë të tilla që nga përfundimi i luftës. “E lus median serbe që të më lënë rehat sepse unë jam njeri familjar e assesi terrorist dhe i kamë shërbyer me besnikëri kodit etik të një ushtaraku në UÇK dhe më pas në UÇPMB. Lufta ka përfunduar, por propaganda serbe vazhdon me të njëjtin stil t`i njollos pjesëtarët e luftës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që paqja të arrihet në Kosovë dhe Luginë” u shpreh Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.