Rexhbecaj ndërron skuadër, mbetet në futbollin gjerman

Elvis Rexhbecaj mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova që paraqitet në radhët e Wolfsburg, gjatë vitit 2019 ka humbur minutat, duke u paraqitur shumë pak për skuadrën nga Bundesliga.

Sipas ‘Fu Meister’, 21 vjeçari pritet të kalojë te Hannover 96 në Bundesliga 1, përcjell lajmi.net.

Te Hannover, Rexhbecaj do të gjejë Florent Muslijan, mesfushorin e Kombëtares së Kosovës.

Siç raportohet, për Rexhbecajn janë të interesuara edhe Basel, Freiburg, Koln dhe Norwich.

Rexhbecaj është nga Komuna e Prizrenit, dhe ai ende ka mundësinë të zgjedh për të përfaqësuar Kosovën./Lajmi.net/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).