Uji Dea

Rexhaj ndanë dhimbje me kapitenin e kombëtares kroate Darijo Srna

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nderim Rexhaj me prejardhje nga Cërca e Burimit (ish-Istogu ) prej vitesh është pjesë e stafit mjekësor të kombëtares kroate të futbollit. Ai me dashuri dhe respekt po kryen punën e fizioterapeutit në këtë kombëtare të njohur edhe në Kampionatin e porsafilluar evropian “Franca 2016”.

Rexhaj me shtetësi të dyfishtë shqiptaro-kroate që nga mosha njëvjeçare së bashku me prindërit Aliun e Sofën,si dhe motrën Lindën ka migruar në qytetin veriperëndimor Varazhdin të Kroacisë. Kjo familje në gjithë Varazhdinin njihet si familje e edukuar dhe e vyeshme ku e integruar lehtë në shoqërinë kroate shpejt ka krijuar miqësi të shumta jo vetëm në këtë qytet por në tërë Kroacinë.

Rexhaj autoritativ dhe i njohur për mirësjellje e korrektësi ka ndërtuar raporte të shkëlqyera me stafin udhëheqës të kombëtares kroate dhe lojtarët e saj. Ai sikur harron lodhjen kur është me futbollistët e kësaj kombëtare. Bile haptas thotë:”Ndihem i privilegjuar dhe krenar kur gjendem në shoqëri me këta djem të mrekullueshëm të cilët decenie me radhë po afirmojnë vlera të vërteta të futbollit kroat në Evropë e botë”.

Rexhaj i është gëzuar tepër fitores së Kroacisë ndaj Turqisë 1me 0, edhe atij eurorogoli të Luka Modriqit që shpreson që do të jetë edhe goli më i bukur i këtij kampionati.

Mirëpo ky gëzim i Rexhajt dhe i gjithë përfaqësueses kroate është kthyer në pikëllim ngase kapiteni i saj Darijo Srna nëndërkohë ka marrë lajmin se babai i tij Uzeir Srna ka ndërruar jetë. Këtë lajm të hidhur Rexhaj së bashku me kolegët e tjerë e ka përjetuar rëndë. Kurse Darijo i cili po e bart për herë të 131 fanellën e kombëtares kroate është larguar nga Franca me lot në sy.

Hidromorava

Ai është kthyer në qytezën Metkoviq për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij. Srna, është tronditur nga kjo vdekje e papritur e të atit. Ai ishte i lidhur shumë me te sepse ai me tërë qenien e kishte përkrahur dhe ndihmuar Darijon në rrugën e sukseseve. I ndjeri Uzeir Srna edhe vetë ishte sportist i dalluar veçmas ai u shqua si portier cilësor në Sarajevë, Zenicë e Metkoviq, prandaj nga dashuria për sportin vuri gjithçka në dispozicion të të birit Darijo, vetëm e vetëm që ai të realizojë talentin e tij prej futbollisti. Darijo mjaft inteligjent e serioz në punë jetësoi hëpërhë porosit e babait të tij.

Rexhaj duke e njohur për së afërmi Darijon thotë ai së bashku me bashkëlojtarët është krenaria e kombëtares kroate dhe se në këto momente të vështira të gjithë dhimbjen e pikëllimin do ta ndajmë së bashku me te. Darijo e meriton këtë respekt sepse përveç që është futbollist i dalluar është edhe shok e mik i vërtetë.

Duke njohur Darijon si një burrë me karakter të fortë Rexhaj pret që ai të kthehet në takimin kundër Çekisë, sepse pozita në të cilën ai luan me gjithë kontingjentin e mjaftueshëm të lojtarëve cilësor tepër vështirë mund të plotësohet./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.