Uji Dea

Rexha rikthehet në PDK, pa vendim të partisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pa kaluar as katër muaj nga dhënia e dorëheqjes nga funksionet e Partisë Demokratike, Blerim Rexha ka vendosur që sërish të rikthehet në këtë parti. Ai ishte tërhequr nga funksionet partiake pasi pati marrë postin e kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Para se të vinte në këtë pozitë, ai ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të Degës së Partisë Demokratike në Prishtinë.

Kjo kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Ai ishte zgjedhur në organet drejtuese duke qenë në të njëjtën kohë i nominuar për ta udhëhequr një institucion të pavarur, siç është Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në krye të AKP-së, Rexha ishte emëruar në fund të muajit shkurt.

Uji Dea

Por një reagim i Ambasadës Amerikane, pas tërheqjes së përfaqësueses së saj nga ky organ, pati shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Njëkohësisht ky reagim i amerikanëve kishte detyruar Rexhën që të japë dorëheqje nga pozita e shefit të AKP-së ende pa i bërë mirë tre muaj punë.(Tribuna)