Mobi Casa

Rexha: Rasti i Grandit ishte tragjik

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Se imazhi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është i dëmtuar e pranon edhe Blerim Rexha, kryetarit të Bordit të kësaj agjencie. Ai pohon se duhet rimëkëmbur me punë dhe transparencë para publikut.

Ndërsa duke folur rreth aferës së Hotelit Grand, Rexha thotë se i është dukur e çuditshme se si një shtet i tërë është marrë me një hotel, emri i të cilit është lakuar edhe në raste tragjike si ai i ish-paraardhësit të tij, Dino Asanaj.

Rexha, gjatë një interviste për KosovaPress, ka thënë se nga vendimet e para dhe në funksion të rritjes së transparencës, prej se është në krye të Bordit të AKP ka qenë ai për shkurtimin e rrethojave.

I pyetur nëse kishte frikë ta merrte këtë post, Rexha ka thënë se kishte ndjenja të përziera pasi pozita, për shkak edhe të rrethanave – përkeqësimit të imazhit të Agjencisë, por edhe përgjegjësisë, nuk është e lehtë.

“Kjo pozitë nuk është e lehtë, një pozitë që Agjencia ka pasur një percepcion publik jo të mirë, sidomos pas ngjarjeve tragjike që i kanë kontribuuar edhe më shumë përkeqësimit të gjendjes së imazhit publik të Agjencisë, nuk është se kam pasur frikë, kam pasur ndjenja të përziera, por mbi të gjitha, të përziera në kuptimin e frikës së përmbushjes së detyrave të mia që dalin nga Ligji për AKP-në dhe punëve tani shtesë për përmirësimin e perceptimit publik dhe të imazhit të Agjencisë nga qytetarëve dhe ndaj procesit të privatizimit”, ka thënë ai.

ARKATANA

Ai beson tek vetja se do bëjë punë të mirë dhe do të del faqebardhë. Pret që këtë vit të privatizohen edhe ato ndërmarrje që kanë mbetur. Shpjegon se aktualisht në AKP po merren me hotelin ‘Grand’ dhe ndërmarrjen ‘Trepça’.

Për Grandin thotë se Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme në shkallën e parë i ka dhënë të drejtën vendimit të AKP-së për rikthim të aksioneve, mirëpo përderisa blerësi aktual është ankuar në shkallën e dytë, ata janë në pritje të vendimit final. Ideja që një hotel është shndërruar në problem shtetëror, në parim nuk i duket e mirë.

“Unë them publikisht që do të angazhohem e të udhëheq Agjencinë me transparencë, që procesi i vendimmarrjes të jetë transparentë për qytetarët e Kosovës për të gjitha institucionet. Rasti i Grandit është një rast tragjik, që lidhet edhe me fatin e ish të ndjerit paraardhësit tim Dino Asanajt, por besojë që kjo kurrë nuk do të përsëritet”, ka thënë ai.

Duke folur për ndërmarrjen Trepça, Rexha ka thënë se konkursi për drejtorin menaxhues të saj është mbyllur dhe se edhe përzgjedhja do të bëhet shpejt, ndërsa pranon se Trepça edhe më tutje do t’i ketë dy drejtorë.

“Ende është kjo praktikë, ne tashmë kemi dy drejtorë për Trepçën për atë në veri dhe në jug edhe pse këto tentojmë t’i trajtojmë si entitet në mbledhjet dhe takimet, raportet. Ne raportojmë për Trepçën si një entitet për hir të menaxhimit më të mirë. Duke pasur parasysh situatën politike, aty tashmë kemi dy drejtorë dhe dy njësi që operojnë dhe që reflektojnë situatën në teren…, të dy raportojnë njëlloj, të dy i raportojnë Bordit të Drejtorëve të AKP-së dhe raportet ne i inkorporojmë në raportet përfundimtare të ‘Trepçës’”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.