Eko Higjiena

Rexha: Më detyruan që këngën time t’ia jap Rihannas dhe Eminemit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Të gjithëve na kujtohet kënga “Monster”, të cilën së bashku e kanë kënduar Rihanna dhe Eminem. Mirëpo, ka ekzistuar një person të cilit ky sukses i jashtëzakonshëm i ka lënë shije të hidhur.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, e cila në vitin 2012 ka shkruar këngën “Monster”, për ta nxjerrë veten nga një fazë e errët dhe depresive në të cilën kishte rënë, pasi nuk e dinte se në cilin drejtim do të zhvillohej jeta e saj dhe pas tentimeve të pasuksesshme që të bëhej një yll i muzikës.

Mobi Casa

Një dritë shprese ishte paraqitur kur po atë vit kishte incizuar këtë këngë në studion “Stadium Red”, pasi me të kishte shkëputur kontratën shtëpia tjetër e incizimit “Island Def Jam”. Bebe Rexha ishte e lumtur që karrierën e saj do ta fillonte me Eminemin, por kishte marrë një goditje të rëndë kur në vitin 2013 para daljes së këngës “Monster” vokalet e saj ishin hequr dhe ishin zëvendësuar me të Rihannas.

“Në atë kohë nuk kisha opsion tjetër përveç t’ua dorëzoj këngën. Nuk kisha para që të luftoja me ta, pasi asnjë kontratë e studiove të incizimit nuk më mbronte. Kurrë nuk jam njoftuar me Eminemin dhe nuk kam biseduar me të. Kështu funksionon biznesi. Por prapë respektoj Eminemin dhe Rihannan. Të dytë janë të sinqertë në këngët e tyre”, ka rrëfyer Bebe Rexha. /ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.