Rexha kryetar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Blerim Rexha kryetar, kurse Maja Milanovic, Haxhi Arifi, Dardane Peja e Skënder Komoni anëtarë të Bordit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit. Ky është propozimi i Qeverisë drejtuar Kuvendit të Kosovës. Me ketë pritet edhe zhbllokimi i disamujorë i punës se kësaj agjencie.

Pas pesë muajsh, pritet që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ta dërgojnë një Bord të ri në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Mungesa e këtij bordi për një kohë të gjatë ka hedh në kolaps këtë Agjencion.

Ky institucion kosovar s`ka mundur as të nënshkruajë ndonjë kontratë, as të marrë ndonjë vendim e as të procedojë ndonjë proces serioz privatizues.

Eco Higjiena

Tash, sipas propozimit të Qeverisë, në Bord të Agjencionit të privatizimit do të jenë krejt anëtarë të rinj. Shefi i AKP’së do të jetë Blerim Rexha, ish Zëvendësministër i Energjisë. Ai është edhe anëtar i rregullt i Partisë Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rexha kishte konkurruar për deputet të kësaj partie në Kuvend. Ndërsa një anëtar në këtë bord do të jetë një serbe dhe si gjithmonë kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës për kryesues dhe anëtar të Bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit i propozon Kuvendit të Kosovës – Blerim Rexha – kryesues, Maja Milanovic – anëtare, Haxhi Arifi – anëtar, Dardane Peja – anëtar dhe Skënder Komoni – anëtar”, kështu thuhet në një vendim të Qeverisë të marrë në ditën e hënën të kësaj jave. Emrat e këtyre të propozuarve pritet të shkojnë javën e ardhshme në Kuvend.

“Obligohet Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit që emrat dhe biografitë e të propozuarve nga pika 1 e këtij vendimi t’ia procedojë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Kosovës”, thuhet në vendim.(express)