RCCOLA

Rexha e konfirmon dorëheqjen

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

E plotësuar: Kryetari i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha, e ka konfirmuar për Telegrafin se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të këtij institucioni.

Kryetari i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha, e ka konfirmuar për Telegrafin se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të AKP-së.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, Zenun Pajaziti.

Komisioni ë fjalë mbikëqyr edhe punën e AKP-së. Dorëheqja pason largimin e përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, largim ky i cili ka ndodhur në kërkim të një procesi transparent të privatizimit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka dërguar një përgjigje me shkrim Radios Evropa e Lirë, në ndërlidhje me largimin e Bernadette Roberts nga bordi i drejtorëve të AKP-së.

“Zhvillimi i sektorit privat dhe privatizimi janë vendimtarë për rritjen ekonomike të Kosovës dhe krijimin e vendeve të punës”.

“Prandaj, është e domosdoshme që qeveria të angazhojë individë kompetentë dhe etikë për të zhvilluar një proces të drejtë dhe transparent të privatizimit nga i cili përfiton Kosova si e tërë dhe jo interesat individuale”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

RCCOLA

Roberts është dorëhequr të hënën nga pozita e saj në AKP, ndërsa dorëheqjen ajo ua kumtoi kolegëve të vet të bordit përmes një shkrese, por, siç thonë ata, pa dhënë shpjegime të tjera.

Largimi i përfaqësuesve amerikanë nga ky institucion, është cilësuar si lajm jo i mirë për Kosovën, si nga zyrtarët shtetërorë, ashtu edhe nga forcat politike në opozitë dhe shoqëria civile.

Bordi i AKP-së kryesohet nga Blerim Rexha, ndërsa anëtarët tjerë janë: Haxhi Arifi, Skender Komoni, Dardane Peja, Maja Milanoviq, Hubert Warsmann dhe Muhammed Omran. /Telegrafi/
———————————————————

Mirëpo, persona të afërt me Rexhën kanë bërë të ditur se ai nuk do të jap dorëheqje pavarësisht presioneve që mund t’i ketë. “As partia e as kushdo tjetër nuk mund të më shkarkojë, përveç Kuvendit. Unë gjatë gjithë kohës kam qenë në vijë me ligjin dhe nuk kamë asnjë arsye të jap dorëheqje”, transmeton fjalët e Rexhës një burim i gazetës “Tribuna”.

Këtë qëndrim e kanë mbështetur edhe zyrtarët e AKP-së në përgjigjen e dhënë gazetës se “Kuvendi i ka emëruar anëtarët e Bordit dhe Kuvendi është ai që merret me të emëruarit e vet”.

Në anën tjetër, Ambasada Amerikane në Prishtinë vetëm sa nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e të parit të AKP-së.(Tribuna)