UBT

Revolucioni lokal

/ 2 minuta lexim
HW

Rezultati i zgjedhjeve të fundit vlerësohet si revolucion lokal, i cili do të nxisë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend. Nga këto zgjedhje më e lënduara ka dalë Partia Demokratike e Kosovës, përderisa partneri i saj i koalicionit qeveritar (AAK) vlerësohet si fitues i balotazhit. “Vetëvendosje” ka fituar dy komunat më të mëdha në vend, Prishtinën dhe Prizrenin, ndërsa LDK-ja ka “rrëmbyer” hisen më të madhe në nivel lokal, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Rezultati i rundit të dytë të zgjedhjeve lokale u ka treguar edhe një herë partive politike se bastionet nuk janë të sigurta. Ky rezultat ka qenë befasues jo vetëm për opinionin publik, por edhe për vetë partitë politike.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët thonë se tashmë nuk ka asnjë bastion të sigurt.

Megjithëkëtë ata vlerësojnë se rezultati i mirë i disa partive në këto zgjedhje mund t’i nxisë ato që të bëjnë përpjekje për organizim të zgjedhjeve nacionale, shkruan tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Me gjithë sukseset dhe dështimet shumica e partive politike shprehen të kënaqura me rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Përderisa përfaqësuesit e LDK-së (partia që mori më së shumti komuna, tetë), shprehen të sigurt se një rezultat i tillë do t’u përsëritet edhe në zgjedhjet e ardhshme nacionale, ata të PDK-së konsiderojnë se beteja në këtë garë ka qenë e pabarabartë (ani pse fitoi 5 komuna).

Fituesja e dytë e këtyre zgjedhjeve (AAK-ja, me 7 komuna) konsideron se ky rezultat dëshmon stabilitetin dhe rritjen e këtij subjekti, ndërsa ata të LVV-së, ndonëse mbeten të kënaqur me rezultatin, pas fitores në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë thonë se kishin synime më të mëdha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.