Uji Dea

Revoltohet Muçibaba: Luta na premtojë e nuk realizojë asgjë për 8 muaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Vehid Ibrahimi përfaqësues i fshatit Muçibabë për rajonipress shprehet i revoltuar në Lutfi Hazirin dhe udhëheqjen komunale. Unë e kam përkrahur Lutën dhe kam vrapue për t`i siguruar vota, por banorët e mbetur atje të dielën më kanë kërcënuar se asnjë premtim nuk e ka realizuar Lutfi Haziri. Bile banorët thanë se as ujin si problemin më elementar nuk e ka zgjidhur.

Vehid Ibrahimi mezi po fliste të hënën derisa po rrëfente për hallet dhe peripetitë e banorëve të Muçibabës. Edhe pse kanë mbetur vetëm pesë familje, jeta atje sipas tij është bëre e rëndë dhe e padurueshme. “Dje kisha një takim me banorët dhe ata më kërcënuan dhe më thanë se t`i dhe Lutfi Haziri na keni mashtruar e gënjyer se do na ndihmoni në zgjidhjen e problemeve” citon Ibrahimi banorët, raporton rajonipress.

Ibrahimi thotë se banorët e mbetur kanë pritur shumë nga kjo qeverisje komunale dhe me të drejtë janë ankuar se po bëjnë jetë të rëndë, pa ujë, pa rrugë e pa përkujdesje shëndetësore. “Banorët më thanë se e kemi votuar Lutën me shpresën se do të angazhohet për të zgjidhur problemet tona, por ka 8 muaj dhe asnjë zyrtar komunal nuk e ka shkelur këtë fshat dhe nuk është interesuar për problemet tona. Luta s`ka bërë asgjë për ne dhe s`ka realizuar asnjë premtim” thotë Ibrahimi, gjithnjë duke cituar ankesat e banorëve.

Uji Dea

Edhe Ibrahimi thotë se ankesat e banorëve janë të drejta. “Unë i kam gënjyer ata dhe Luta më ka gënjyer mua. Këta banorë kanë votuar të gjithë për Lutën dhe i ka marrë mbi 400 vota nga familjet e Muçibabës, Borincës e Lipovicës” tha Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se organet komunale duhet urgjentisht bile çështjen e ujit dhe rrugën ta rregullojnë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.