Eko Higjiena

Revoltohet Luta: Mos na i mbyllni stadiumin se do e vërshojmë qendrën e qytetit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri kandidatë i LDK-së për kryetar të Gjilanit është paraqitur i revoltuar këtë të diele. Ai në një konferencë për medie akuzojë pushtetin siç u shpreh ai në ikje për shkak se i kanë kthyer përgjigje negative për të mos e mbajtur tubimin përmbyllës të LDK-së në stadiumin e qytetit në Gjilan. Haziri tha se ky është shantazhë dhe kërcënim i fundit i pushtetit në ikje dhe ne pavarësisht kësaj do të nisemi në drejtim të stadiumit sepse populli po na përkrah masovikisht tha ai.

“PDK-në e Gjilanit e ka kapur paniku dhe dehja nga tubimet tona masive dhe të shumta që po na përkrahin gjithkah në fshatra e qytete”. Kështu u shpreh Lutfi Haziri të dielën në një konferencë të jashtëzakonshme për medie derisa ka akuzuar pushtetin në ikje për mos dhënien e lejes për të përmbyllur fushatën në stadiumin e qytetit në Gjilan raporton rajonipress.

Haziri tha se në arsyetimin e pushtetit komunal shkruan se ne po mbajmë aktivitet propagandistik dhe ky është një gjest arrogance që po demonstron pushteti në ikje.”Kjo arrogancë dhe sjellje e tepruar nuk e ndalë LDK asnjëherë nga synimi i saj sepse nëse na mbyllen dyert e stadiumit do ta vërshojmë tërë qendrën e qytetit. Ende ka kohë dhe unë shpresoj se të mërkurën do të jemi në stadiumin e qytetit sepse pjesëmarrja masive e tubimeve të LDK-së e ka dehur pushtetin në ikje”.

Haziri tha se ky pushtet nuk mundet dhe nuk guxon të mbyllë portat e pronës publike.”Ne do të ndërpremë të gjitha komunikimet me pushtetin derisa ata mos të kthejnë një përgjigje të arsyeshme dhe e bazuar në ligj” tha Haziri i cili ka sqaruar edhe rreth dezinformatave që po lëshon PDK-ja rreth raporteve të tij me Fatmir Rexhepin. “Fatmir Rexhepi do të mbetet miku im më i mirë dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë mes. Rexhepi ka qenë dhe është pjesë e LDK-së “ tha Haziri.

Ndryshe Haziri e ka akuzuar Hashim Thaçin se po i shantazhon qytetarët e Gjilanit me presionet e tij.”Thaçi duhet ta kuptojë se Gjilani dhe Anamorava nuk janë Drenicë që të loz me ta kur të dojë dhe si të dojë” tha Haziri.

Uji Dea

Haziri tha se është e padrejtë që po thirren shërbyesit civil dhe punëtorët e kompanive publike që përmes listave të bëhet presion tek ta për ditën e votimit. “Këto shantazhe janë të fundit që mund t`i ndodhin Gjilanit”..

Ndryshe Haziri e ka quajtur të suksesshme fushatën 3 javore të LDK-së pasiqë sipas tij janë mbajtur 79 tubime dhe të gjitha ishin masive. Haziri tha se kërkesa kryesore e qytetarëve dhe atyre në fshatra është largimi i keqqeverisjes.

Sipas tij pas 4 nëntorit do të fuqizohen fshatrat dhe roli i këshilltarëve komunal derisa shumica e buxhetit do të dedikohet për nevojat e ekonomisë familjare. “Do të ulen 100 % qiratë e bizneseve, do të ulen taksat dhe vlera bazike e tyre e cila është barrë e rëndë për bizneset”.

Ndryshe Haziri tha se për këto tri javë ka kuptuar se Gjilani ndodhet në një gjendje të rëndë pasiqë ka më shumë se 3 milion euro borxhe.”Kemi një situatë kaotike të keqëmenaxhimit buxhetor dhe kjo ka ndodhur pikërisht nga kjo qeverisje në ikje derisa ende bosi i PDK-së nga Prishtina po ka fytyrë të premtojë miliona për Gjilanin. “Kësaj radhe gjilanasit do të votojnë për të ardhmen e tyre më të sigurt dhe jo për njerëzit që e zhytin në krim, hajni e korrupsion” tha Haziri./rajonipress/