RCCOLA

Revoltohet Lenjani: Begzad Sinani më bllokoj dyert e komunës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se të mërkurën ka shkuar në zyrën e Begzad Sinanit për të dorëzuar kërkesat e fshatit që lidhen me infrastrukturë, por nga ky i fundit është injoruar keq duke i thënë se asnjë zyrtar nuk guxon të pranojë kërkesa të banorëve të Karaqevës tha Lenjani.

Selver Lenjani që është përfaqësues i fshatit Karaqevë ka marrë një “goditje” nga Begzad Sinani këtë të mërkure pasiqë kreu i komunës nuk ka dashur të pranojë kërkesat e fshatit nga ana e Selver Lenjanit.

Lenjani tha për rajonipress se të mërkurën është injoruar keq dhe fyer nga Begzad Sinani. “Nuk do të pranojë kërkesa nga ana e juaj sepse më keni rrejt gjatë fushatës dhe nuk më keni dhënë votat. Asnjë zyrtar nuk guxon t`i pranojë kërkesat e juaja” citon Sinanin, përfaqësuesi i Karaqevës.

Eco Higjiena

Lenjani tha se nga ky gjest i Sinanit është ndier shumë keq pasiqë ai vet personalisht ka disa vite që jep kontribut për brezin kufitar. “Ka 20 vite që endem poshtë e lart për të kërkuar drejtësi për kufirin e tkurrur nga Serbia. Ka disa vite që vullnetarisht dhe pa asnjë pagesë unë sensibilizojë problemin e Karaqevës. Dhe të më mbyll dyert Begzad Sinani kjo vërtet është më shumë se turp. Do të ankohem në Ministrinë e Pushtetit Lokal sepse komuna dhe institucionet nuk janë prona private të Begzad Sinanit” tha lenojani.

Ndërkohë Lenjani ka takuar nënkryetarin e komunës Fatmir Matoshi nga i cili ka pranuar mikpritje të sinqertë dhe bashkëpunim të hapur.

Fatmir Matoshi i kontaktuar nga rajonipress tha se nuk ka njohur për rastin por shtoj se secili qytetar ka të drejtë të sjell kërkesa në komunë e aq më parë Selver Lenjani i cili edhe është i zgjedhur legal, sepse komuna nuk është pronë private e askujt tha Matoshi./rajonipress/