Hidromorava

Revoltohet “Gllama”, ultimatum Qeverisë përmes protestës: Sa më shpejt të fillojnë punimet dhe të sanohet rruga

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbi 90 familje të lagjes “Gllama” në Bresalc tash e dy vite jetojnë me një infrastrukturë të rrënuar për shkak të neglizhencës së punimeve në autostradën Gjilan – Prishtinë. Të martën nga ora 7 e 30 deri në 8 e 30 do të mbajnë një protestë paqësore në shenjë revolte të neglizhencës së punimeve nga ana e punëkryesit.

Nevzad Muji njëri nga organizatorët tha për rajonipress se tashmë është paraqitur edhe kërkesa në polici dhe protesta pritet të mbahet këtë të marte.

“Me anë të kësaj revolte kërkojmë që të fillojnë punimet në sanimin e rrugës që na është devijuar për shkak të punimeve në autostradën Prishtinë – Dheu i Bardh më saktësisht në Bresalc, rrugë kjo e cila na e ka renduar jashtë mase qarkullimin e mbi 90 familjeve të lagjes “Gllama”, andaj kërkojmë që të fillohet sa më shpejt me punime dhe sanimin e rrugës që të na lehtësohet sado pak jeta këtu edhe ashtu mjaft e rënduar” ka thënë Muji.

Uji Dea

Ndryshe kjo lagje ka jetuar në kushte ekstreme të dëmtimit të rrugës dhe realisht është tradhtuar nga ana e Liburn Aliut, i cili më herët u kishte premtuar se kjo rrugë do të sanohet.

Për shkak të punimeve të ngadalësuara dhe jo profesionale që po bëhen në dy dalje të Gjilanit, rruga e Bujanocit dhe Ferizajit dhe gropat në drejtim të Prishtinës gjilanasit tashmë i kanë vënë nofkën:”Albin gropa” dhe “Liburn gropa”./rajonipress/