RCCOLA

Revoltohet Fatmir Matoshi, qeverisjen e Qëndron Kastratit e quan regjim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kjo qeverisje komunale në Kamenicë, me pas mundësi edhe ajrin, bukën edhe ujin jau ndal atyre që nuk janë me ta. Mbyllja e shkollave nga PSD – AAK është e keqja e madhe që i ka ndodh Kamenicës. I falënderoj nga zemra të gjitha bizneset që më kanë ofruar falas hapësirat e reklamave ( si mirënjohje për kontribut të dhënë për Kamenicën). Regjimi në Kamenicë, paska marrë sot vendim me gojë me i largu posterat e mi të vendosur në hapësira me kontrata të rregullta dhe valide ka shkruar Fatmir Matoshi.

Nuk ju idhnona asnjërit nga ju, pavarësisht faktit se sot po punoni me të madhe për Deqan, për më tepër vendosni edhe posterat e tyre nëse doni. Ju nuk jeni të vetëdijshëm çka po bëni, nuk jeni aq të mençur me kuptu damin që po ja bëni familjeve tuaj, rrethit dhe gjithë komunës. Prandaj jeni të falur.

Fundamenti

Unë do të bashkëpunoj me ju deri ta kryeni mandatin, llogaritni gjithmonë në mbështetjen time, do ta keni sërish, ashtu si e keni pasur sa herë keni ardhë.
Qytetarët janë më të mençur se ju ka shkruar Matoshi./rajonipress/