Eko Higjiena

Revoltohet Çiljeta: Në gjyq të gjithë ata që kanë shpikur!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sot në disa media qarkulloi lajmi për ndarjen e këngëtares bukuroshe Çiljeta Xhilaga, nga portieri i suksesshëm i “Partizanit” Alban Hoxha. Lajmi mori shkas nga fakti se ata nuk kanë publikuar materiale me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Në fakt këngëtarja dhe sportisti nuk kanë folur kurrë publikisht për një marrëdhënie midis tyre, ndonëse tashmë dihet që ata janë bashkë prej më shumë se një viti.

Në gjithë këto muaj histori, megjithë përpjekjet e tyre për ta ruajtur me fanatizëm dashurinë, Çiljeta dhe Albani janë fotografuar në disa raste publikisht, kujtojmë këtu fotot paparac ku u kapën sëbashku, apo edhe darka e ditëlindjes së Çiljetës.

HW

E kontaktuar nga “revistawho.com” Çiljeta u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë lidhur me këtë histori. Madje ajo zbuloi se ka vendosur t’i drejtohet gjykatës kundër mediave që sajojnë shpifje në emrin e saj.

“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë, por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, – përfundoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.