UBT

Revoltohet austriaku

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Derisa punëtorët e “Ecohigjienës” protestojnë dhe refuzojnë të punojnë, austriaku Gerhard Dunner investitor në këtë kompani kishte dalur vullnetarisht në qendër të qytetit për të grumbulluar mbeturinat.

Punëtorët e “Ecohigjienës” as ditën e dytë nuk kanë dalur në teren për të mbledhur mbeturinat në shenjë revolte ndaj suspendimit të dy kolegëve të tyre Muhadin Haziri dhe Hajrush Beqiri. Punëtorët janë të grumbulluar brenda objekteve të “Ecohigjienës” dhe nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Por kjo nuk e ka penguar shefin e tyre, dhe investitorin e “Mosser Group” nga Austria që derisa punëtorët protestojnë ai të mbledhë mbeturinat. Gerhard Dunner përfaqësues i kompanisë austriake është kapur nga aparati i rajonipressit derisa ai me qese po mblidhte mbeturinat në qendër të qytetit.

“Ata le të protestojnë e unë po e pastrojë terrenin. Kjo është shenjë dhe mesazh për ata se puna është mbi të gjitha dhe jo shantazhet e bojkoti. Ne kemi ardhur këtu për të ofruar kualitet dhe shërbime të mira për gjilanasit dhe jo kështu si e kanë nisur punëtorët. Nuk është mesazh i mirë kjo që po ndodhë aktualisht në kompaninë tonë” tha Dunner.

Fundamenti

Edhe Qemajl Mustafa me një informatë që e ka dhënë në seancën e së premtes, me kërkesë të opozitës rreth gjendjes në “Ecohigjiena” tha se punëtorët që po bojkotojnë punën po qojnë mesazh të keq jo vetëm tek investitorët po në përgjithësi tek partnerët evropian. “Kjo tregon se s`kemi qëndrim miqësor për t`i pritur investitorët” tha Mustafa.

Mustafa tha se kompania austriake ka kërcënuar me ikje nga Gjilani dhe nga investimet nëse vazhdohet në këtë mënyrë. Pavarësisht kësaj ne nuk do të lejojmë që kompania të falimentojë apo të kthehemi nga zeroja.

Kreu i Komunës tha se suspendimi që ka ndodhur është i përkohshëm dhe zgjatë deri më 31 dhjetor dhe është me pagesë. “Ata do të kthehen në punë vetëm kur t`i caktojë bordi, por ne jemi marrë vesh që t`i japim kompetenca kryeshefit të kompanisë Bajram Isufit dhe pastaj përmes tij të ndodhë suspendimi, por prapë është e njëjta situatë”.

Mustafa ka kërkuar nga këshilltarët që mos ta politizojnë rastin sepse fjala është për një gjendje të natyrshme në “Ecohigjiena” e cila do të tejkalohet shpejt sepse Komuna ka kapacitete të mjaftueshme për ta zgjidhur këtë situatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.